HW

Komuna e Gjilanit, vlerësohet pozitivisht nga Instituti GAP, në fuqizimin e kapaciteteve për angazhimin e diasporës në Kosovë

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Në prezantimin e raportit “Fuqizimi i kapaciteteve të komunave për angazhimin e diasporës në Kosovë”, i realizuar nga Instituti GAP me mbështetjen e GIZ në emër të Qeverisë së Gjermanisë, Komuna e Gjilanit, është vlerësuar pozitivisht në fuqizimin e kapaciteteve për angazhimin e diasporës në Kosovë.

Zyrtarët e Komunës së Gjilanit, kanë folur lidhur me kapacitetet e institucionit për angazhimin e diasporës, përfshirë ofrimin e shërbimeve, rëndësinë e një përfshirjeje më të madhe të diasporës, si dhe mekanizmat dhe shkallën e koordinimit mes nivelit qendror dhe atij lokal në këtë fushë.

Zyrtarët e Komunës së Gjilanit, thanë se gjetjet dhe rekomandimet e raportit, do të përmbushen.
Derisa folën edhe për hapat konkretë që janë bërë në forcimin e rolit të komunës në angazhimin me diasporën.

Derisa zyrtarët e Komunës së Gjilanit, treguan edhe planin e kryetarit Alban Hyseni për diasporën.

Në kuadër të angazhimit për forcimin e lidhjeve me diasporën dhe shfrytëzimin e potencialit të saj për zhvillimin ekonomik lokal, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka paraparë këto veprime konkrete:
Krijimi i Zyrës për Diasporën (Mërgatën). Themelimi i një zyre të posaçme brenda Komunës së Gjilanit. Ofrimi i informimit, këshillimit dhe mbështetjes për mërgatën. Koordinimi i aktiviteteve dhe projekteve ndërmjet komunës dhe diasporës.

Mobi Casa

Synim tjetër, është organizimi i Forumit Ekonomik të Diasporës. Mbajtja e forumit vjetor me pjesëmarrjen e bizneseve dhe investitorëve nga diaspora. Prezantimi i mundësive për investime në Komunën e Gjilanit. Nxitja e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve vendore dhe diasporës.

Veprimi tjetër, është organizimi i Panairit “E-Jona”. Organizimi i panairit tradicional për promovimin e produkteve dhe shërbimeve vendore. Përfshirja aktive e bizneseve të diasporës. Promovimi i brendeve lokale dhe krijimi i mundësive për eksport.

Dhe çështje tjetër është zhvillimi i Zonës Ekonomike. Krijimi dhe funksionalizimi i zonës ekonomike për tërheqjen e investimeve. Ofrimi i lehtësirave për investitorët, me fokus të veçantë në diasporë. Krijimi i vendeve të reja të punës dhe rritja e zhvillimit ekonomik lokal.

Të pranishmit, u informuan nga zyrtarët e Komunës s ë Gjilanit, se në këtë komunë, funksion edhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës dhe shoqatat e bashkatdhetarëve,, të cilat mbajnë takime të vazhdueshme me udhëheqësit e komunës.

Derisa u treguan edhe tre nga shumë tregimet e suksesit të bashkatdhetarëve që kanë investuar dhe po investojnë në Komunën e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.