HW

Komuna e Gjilanit vazhdon dëgjimet buxhetore në Kmetoc, banorët paraqesin prioritetet për buxhetin 2027-2029

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka vazhduar ciklin e dëgjimeve buxhetore me qytetarët, duke organizuar një takim në Kmetoc, ku morën pjesë edhe banorë nga Përlepnica, Shillova, Vërbica dhe Dobërçani. Takimi kishte për qëllim mbledhjen e propozimeve dhe prioriteteve të qytetarëve për hartimin e buxhetit komunal për periudhën 2027–2029.

Dëgjimi buxhetor u drejtua nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Krenare Latifi-Kqiku, ndërsa në takim ishin të pranishëm drejtori i Arsimit, Jeton Rexhepi, drejtoresha e Shëndetësisë, Mimoza Kadriu-Qerimi, drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi, drejtori i Zhvillimit Ekonomik, Haki Huruglica, drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, si dhe anëtari i Kuvendit Komunal, Naser Arifi.

Uji Dea

Gjatë diskutimit, banorët paraqitën kërkesat, nevojat dhe prioritetet e tyre për investime dhe përmirësimin e shërbimeve publike në lokalitetet që përfaqësojnë. Sipas përfaqësuesve komunalë, të gjitha propozimet e paraqitura do të evidentohen dhe do të shqyrtohen gjatë procesit të hartimit të projektbuxhetit të Komunës së Gjilanit për vitet 2027–2029, në përputhje me prioritetet zhvillimore dhe mundësitë financiare të komunës.

Përfaqësuesit e Komunës falënderuan qytetarët për pjesëmarrjen aktive, diskutimin konstruktiv dhe kontributin e tyre në përcaktimin e prioriteteve që synojnë zhvillimin e mëtejshëm të Kmetocit, Përlepnicës, Shillovës, Vërbicës dhe Dobërçanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.