ARKATANA

Komuna e Gjilanit shpall konkurs për ndarjen e 75 bursave për studentë të dalluar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit, nëpërmjet Drejtorisë së Arsimit, ka shpallur konkurs për ndarjen e 75 bursave për studentë të dalluar.

Sipas konkursit, 50 bursa, në vlerë prej 60 euro, do të ndahen për studentë të cilët studiojnë në universitetet e Kosovës, ndërsa 25 bursa të tjerë, në vlerë 40 euro, janë paraparë për studentë, të cilët studiojnë në universitetet brenda komunës së Gjilanit.

Përfitues të bursave mund të jenë vetëm studentët e rregullt, që kanë mbaruar një vit e më tepër të studimeve, me notë mesatare 7 dhe që janë banorë të komunës së Gjilanit.

Fundamenti

Studentët të cilët janë shfrytëzues të bursës universitare apo të ndonjë burse tjetër publike si dhe studentët që janë në marrëdhënie të përhershme pune, nuk mund të jenë përfitues të këtyre bursave.

Komuna e Gjilanit ka bërë përpjekje të vazhdueshme që t`i mbështes studentët e saj, të cilët i ndjekin studimet në universitete dhe kolegje të vendit, qoftë në Gjilan, qoftë në Prishtinë apo qytete të tjera të Kosovës, ku ekzistojnë këto institucione të arsimimit superior./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.