ARKATANA

Osmani: Pastrimi i lumenjëve zvogëloi rrezikun nga vërshimet

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Pastrimi i shtretërve të lumenjve, thellimi dhe zgjerimi po vazhdon, tani edhe në fshatin Lladovë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, tha se gjatë këtij vitit, është punuar në pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve: Stanishorka në qytet, në Malishevë, Pogragjë, Bresalc, Kmetoc, Kosaqë dhe Përlepnicë.

“Kjo po bëhet tash dy vjet, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet”, tha Osmani.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, tregoi se gatë këtij viti është bërë pastrimi I lumit në fshatin Malishevë në tërë gjatësinë e tij rreth 3.5 kilometra.

“Kemi pastruar, thelluar dhe zgjeruar lumin në fshatin Përlepnicë 1.2 kilometra”, tha
Bejtullah Osmani.

RCCOLA

Ai tregoi se kanë pastruar prrockën e fshatit Kosaqë dhe Kmetoc rreth 400 metra.

Sipas tij është intervenuar në pastrimin dhe largimin e mbeturinave nga lumi Moravë në fshatin Pogragjë të vendi i quajtur ,,Guveni,, afër kalasë 15 kamionë me mbeturina janë nxjerrë nga lumi.

Është rregulluar shtrati i lumit në fshatin Bresalc afër shkollës “Ibrahim Uruqi” dhe është zhvendosur në rrjedhën e tij natyrore duke mbrojtur oborrin dhe objektin e shkollës në fjalë.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se ky aktivitet do të vazhdoj me intensitet gjatë vitit në pika tjera të komunës si në: Zhegër, Livoç, Cernicë dhe në disa lokacione tjera./rajonipress/