FIDANISHTJA

Komuna e Gjilanit shënon 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, nderon mësimdhënësit e pensionuar

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nën organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, është shënuar të hënën 7 Marsi – Dita e Mësuesit, në ngjarjen ku ka marrë pjesë nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina – Bunjaku, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku, drejtoresha e DKA-së, Selvete Sylejmani, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku – Berdyna, përfaqësues të Policisë e FSK-së, sikurse mësimdhënës e nxënës.

Në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka folur nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku, e cila pasi uroi mësuesit për këtë ditë, ka kujtuar periudhën e rëndë të 90-ta, ku ata mbajtën gjallë arsimin shqip.

“Në shenjë nderimi, respekti e kujtimi për kontributin e Mësonjëtores së Korçës dhe mësuesve të saj, 7 Marsi u caktua si Ditë e Mësuesit dhe e shkollës shqipe. Sot kujtojmë vitet e 90-ta kur ju, misionarë të dijës dhe arsimit, nuk u kursyet asnjëherë, mbajtët gjallë arsimin edhe në kushtet më të vështira të mundshme. Mësimdhënësit nuk u zmbrapsën as në kohën e pandemisë e cila e goditi botën, duke gjetur mënyra për ta mbajtur mësimin. Prioritet i kësaj qeverisje është arsimi dhe ne besojmë në ju. Urime Dita e Mësuesit!”, ka thënë nënkryetarja Morina-Bunjaku.

Drejtoresha Komunale e Arsimit, Selvete Sylejmani, ka vlerësuar lartë kontributin e mësuesve në edukimin e shoqërisë.

“Kam nderin që sot t’ju uroj për ditën më të çmuar të mësuesit, ditën nga ku jemi nisur dhe do të ecim seriozisht me misionin me moto ‘Shkolla, vatër e dijes’. Ne sot e kujtojmë rolin e rëndësishëm të mësuesit në edukimin e shoqërisë. Po ashtu, në këtë ditë kujtojmë sakrificën dhe përkushtimin e mësuesve në rrugëtimin e gjatë për përhapjen e dijës, fuqizimin e familjes, përmes arsimimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare. Pra, kontributi i mësuesve ka qenë shumëdimensional”, ka thënë Sylejmani.

GRANDEMALL

Zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku – Berdyna tha se kjo ditë përpos urimit, është edhe ditë e falënderimit për mësuesit për kontributin, punën e madhe dhe sakrificën e pashoq në arsimimin e brezave të rinj.

“Sot ne së bashku kujtojmë dhe nderojmë mësimdhënësit tanë të parë që na ndihmuan në hapat tanë drejt arsimimit tonë. Puna e përbashkët drejt përmirësimit të cilësisë së arsimit patjetër që do të rezultojë e suksesshme. Ministria e Arsimit po punon vazhdimisht në ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe mësim-nxënie. Sot, kryeministri Kurti dhe ministrja Nagavci po shënjojnë shtëpitë-shkolla në Prishtinë dhe ky aktivitet do të vazhdojë gjatë tërë vitit në shënjimin e të gjitha shtëpive-shkolla në Kosovë, në shenjë mirënjohje për kontributin dhe mbijetesën e arsimit shqip në vitet 90-ta”, ka thënë zëvendësministrja Maloku – Berdyna.

Në fund, janë dhënë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar për kontributin nëpër gjenerata, ndërkohë, para të pranishmëve është shfaqur një program i pasur kulturor artistik, i përgatitur nga shkolla e
muzikës.

Ndryshe, zëvendësministrja e Arsimit, Edona Maloku – Berdyna, së bashku me përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit kanë vizituar shkollën “Sadulla Brestovci”, për ta parë nga afër procesin dhe punën e madhe që bëhet aty./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.