Fundamenti

Komuna e Gjilanit shënon 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, nderon me mirënjohje mësimdhënësit e pensionuar

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Nën organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, është shënuar të hënën 7 Marsi – Dita e Mësuesit, në ngjarjen ku janë nderuar me mirënjohje mësimdhënësit e pensionuar nga ana kryetarit të Komunës, Alban Hyseni.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi ua ka uruar të gjithë mësimdhënësve Ditën e Mësuesit, ka thënë se duke qenë se arsimi dhe kultura kanë qenë dhe janë themelet e zhvillimit të një shoqërie, fjala e profesioni mësues qëndrojnë në piedestalin e të gjitha profesioneve.

“Arsimi është shtylla e një shoqërie dhe mësuesit janë udhërrëfyesit e dijës. Çdo ditë duhet ta shprehim vlerësimin maksimal për ata që përkushtohen e angazhohen në këtë rrugë që është më tepër se sa një profesion e më shumë se sa një punë. Në këtë festë të dijes nderojmë kontributin e atyre që janë pjesa më e rëndësishme e shoqërisë, të cilët përgatisin brezat e ardhshëm e të ardhmen e vendit tonë”, është shprehur Hyseni, duke shtuar se do të vazhdojnë të kontribuojnë për arsimin dhe për gjeneratat e reja që janë të etshëm për dituri e dije.

Drejtoresha Komunale e Arsimit, Albana Demiri, ka thënë se historia e shkollës shqipe është historia jonë e përbashkët, e lavdishme dhe e dhimbshme njëkohësisht.

FIDANISHTJA

Ajo ka theksuar se “duhet të shprehemi me gjithë admirimin, dashurinë e përuljen tonë para sakrificës, vendosmërisë e guximit deri në flijim, vetëdijes iluministe të nxënësve e mësuesve, atyre që na sollën këtu”.

“Sot shënojmë bashkë edhe një ditëlindje të shkollës shqipe, duke nderuar kështu 7 marsin e vitit 1887 dhe duke u përkulur para etërve themelues të kësaj shkolle, duke vlerësuar vetëmohimin e tyre, besimin e fuqinë iluminuese të shpirtrave të tyre për iluminimin e shqiptarëve të Shqipërisë. Përulemi sot para rilindësve tanë që gatuan momentin e hapjes së kësaj shkolle, para qindra e mijëra mësuesve martirë, të cilët me gjithë qenien e tyre mbrojtën shkronjat e mësimin shqip”, tha ajo.

Në fund, janë dhënë mirënjohje për mësimdhënësit e pensionuar për kontributin nëpër gjenerata, ndërkohë para të pranishmëve është shfaqur një program i pasur kulturor artistik, i përgatitur nga shkolla e muzikës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.