Mobi Casa

Komuna e Gjilanit organizon sesion informues për thirrjen publike “Fondi për subvencionimin e bizneseve Start-Up dhe bizneset e grave”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria për Zhvillim Ekonomik (DZHE) në Gjilan ka organizuar të martën sesion informues lidhur me thirrjen publike “Fondi për Subvencionimin e bizneseve Start-up dhe Bizneset e Grave 2023”.

Drejtori për Zhvillim Ekonomik, Enver Shabani, pasi u ka uruar mirëseardhje të pranishmëve, ka thënë se është hera e parë që Komuna e Gjilanit ndan mjete nga buxheti komunal me synim mbështetjen ndaj bizneseve të reja dhe për gratë ndërmarrëse.

“Kjo thirrje publike ka për synim kryesor zhvillimin e ekonomisë lokale përmes mbështetjes për bizneset ekzistuese dhe krijimin e bizneseve të reja duke ofruar mbështetje në ngritjen e kapaciteteve për bizneset ekzistuese dhe avancime të reja teknologjike në pajisje dhe makineri të nevojshme në procesin e punës. Po ashtu, përmes mbështetjes publike dhe krijimit të bizneseve start-up synohet zvogëlimi i papunësisë”, ka thënë, ndër të tjera, drejtori i DZHE-së, Enver Shabani.

ARKATANA

“Komuna e Gjilanit dhe Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, ka për objektiv të mbështes këto kategori: prodhimin, përpunimin dhe shërbimet. Nga segmenti i prodhimit veçohen (por nuk kufizohet) produktet nga plastika, druri, llamarina, lëkura, prodhimi i ushqimit, artizanalet, pije etj. Nga veprimtaria përpunuese veçohen (por nuk kufizohet): përpunimi i frutave, përpunimi i perimeve, etj. Ndërsa në kuadër të veprimtarisë së shërbimeve do të përkrahen bizneset si: gastronomia, studiot e marketingut digjital dhe të fotografisë, shërbime filmike dhe të produksionit, riparim të pajisjeve elektrike, shërbimet e arkitekturës, shërbime të parukerisë, shërbime të programimit (softver), etj”, ka shtuar Shabani.

Gjithashtu, ky fond inkurajon aplikime me projekte inovative nga gratë dhe të rinjtë sikur që u bënë thirrje komuniteteve jo shumicë të aplikojnë në kuadër të kësaj thirrje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.