FITORJA

Komuna e Gjilanit organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Dr. Shevqet Mehmeti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, është mbajtur të enjten mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Dr. Shevqet Mehmeti, ku mori pjesë edhe kryesuesi i Kuvendit, Arianit Sadiku, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, familjarë e kolegë të doktorit.

Kryetari Hyseni ka thënë me këtë rast se Dr. Shefqeti ishte i shquar në shkencat humane si urolog me nam në Anamoravë.

“Dr. Shevqeti nuk ishte indiferent ndaj rrethanave në vend. Ishte vërtetë intelektual dhe atdhetar. I shquar në shkencat humane si urolog me nam në Anamoravë, ishte adresa e parë që e sugjeronim dhe na sugjeronin për problemet që ai si profesionist i dalluar i trajtonte. Ai nuk ishte vetëm doktor, por ai kishte pasionet e tij për lulet, kopshtin, artefaktet, historinë e shumë të tjera”, ka thënë Hyseni.

ARKATANA

Ndërkaq, në këtë mbledhje komemorative personalitetin e dr. Shefqet Mehmetit e kanë vlerësuar lartë edhe Dr. Ukshin Ismaili, drejtor klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit e kryetari i Shoqatës së Urologëve të Kosovës, dr. Bujar Frangu.

Falënderim për kryetarin Hyseni për organizimin e kësaj mbledhje komemorative ka shprehur vajza e doktorit, Ebru Mehmeti, e cila edhe ka paraqitur biografinë e dr. Mehmet Shevqetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.