ARKATANA

Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me UNICEF, mbajnë konferencën online për enciklopedinë virtuale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Është lansuar punëtoria WIKI/Ponder përmes një ceremonie online, ku në konferencën e përbashkët online i kanë dhënë mbështetje kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, Murat Sahini, shef i zyrës së UNICEF në Kosovë dhe Abetare Gojani, drejtoreshë e programit të IPKO Foundation, si implementues me angazhimin edhe të Qendrës së Inovacionit në Gjilan.

Punëtoria Wiki/PONDER është punëtoria e parë që do të mbahet online në Gjilan, ku do të marrin pjesë rreth 40 të rinjë të moshës 14-24 vjet kryesisht nga komuna e Gjilanit.

Haziri në fjalën e tij ka falënderuar UNICEF, zyrën në Kosovë, për mbështetjen dhe programet që kanë për fëmijët me nevoja të veçanta, mbështetjen dhe solidaritetin e treguar në këtë periudhë të përballjes me pandeminë globale Covid19 dhe njëkohësisht edhe për këtë program dhe kreativ.

“Qendra e inovacionit në Gjilan dhe pjesëmarrja e të rinjëve në mendimin kritik është një aktivitet tjetër i Gjilanit që është në kuadër të aktivizimit të rinisë në përkthimin dhe pasurimin e faqeve dhe enciklopedive online. Personalisht do të kujdesem për rezultatet e aktiviteteve dhe Komuna e Gjilanit do të jetë mbështetëse e këtij program me kapacitetet që ka”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

ARKATANA

Ndërsa në fjalën e tij Murat Sahini ka falënderuar Gjilanin për angazhimin me të rinjtë dhe angazhimin në kritike, përkthim dhe pasurimin e Wikipedia për Gjilanin. Ai poashtu ka theksuar se është mahnitëse mbështetja në këtë drejtim, aktivizimi I të rinjve dhe ka potencuar se ditët në vijim do të jenë informim i zgjeruar pastaj hapi tjetër I përkthimeve dhe më pas inkorporimi i tyre në enciklopedinë online.

E nga ana e saj Abetare Gojani nga Ipko Foundation, ka përgëzuar angazhimin e të rinjëve në këtë projekt derisa ka krahasuar se derisa në vitin 2012 kishte vetëm 5 apo 6 artikuj për Kosovën në Wikipedia, kemi arritur që së bashku me grupet tjera të të rinjëve ti postojmë mbi 200 artikuj në bazë të rregullave për sigurinë, saktësinë dhe burimet e artikujve.

Përndryshe, në bazë të prezantimit që ka bërë Vlora Shabiu është konfirmuar se punëtoria do të jetë e përqendruar në leximin kritik të mediave për të përmirësuar aftësitë e të menduarit kritik, shkrimin dhe leximin kritik. Po ashtu, të kuptuarit dhe sfidimin e informacionit subjektiv dhe dallimin e lajmeve të rrejshme, duke u përfshirë pastaj direkt në procesin e krijimit të artikujve në Wikipedia./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.