ARKATANA

Komuna e Gjilanit nderon martirët në 20-vjetorin e masakrës së Llovcës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komuna e Gjilanit me të gjitha institucionet në nivelin lokal, kanë bërë homazhe në 20 – vjetorin e masakrës së Llovcës, ku ishin vrarë e masakruar 7 martirë nga Llovca, 1 në Pogragjë dhe 5 në Malishevë.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Shpresa Kurteshi-Emini, ka thënë se institucionet dhe populli në përgjithësi, janë ata të cilët do t’i përkujtojnë së bashku me familjet e tyre të rënët në luftën për lirinë e Kosovës.

“Institucionet e Gjilanit dhe qytetarët në përgjithësi do t’i kujtojnë përherë të gjithë të rënët e posaçërisht të masakruarit sikur në fshatin Llovcë, Pogragjë, Malishevë, Lladovë, Llashticë e të gjitha fshatrat e Gjilanit, sepse ata u vranë në mënyrën më barbare, që historia e njerëzimit do ta mbaj mend luftën e Kosovës në paralelen e njëjtë me holokaustin që ka përcjellë vende të ndryshme nëpër botë. Vepra e tyre ishte sakrifica që ne të jetojmë të lirë sot dhe të kemi një Kosovë të pavarur dhe në rrugën e saj të fuqishme drejtë zhvillimit”, ka thënë mes tjerash Kurteshi-Emini.

Hidromorava

Ndërkaq, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu ka thënë se muaji prill në përgjithësi për Gjilanin është muaj i përkujtimit për të gjithë të rënët në këtë pjesë dhe në Kosovë.
“Sot ishim në vizitë lapidarit në Llovcë, Pogragjë e Malishevë, për t’i përkujtuar të gjithë të rënët në luftën për lirinë e Kosovës. Dua të përmendi një citat nga libri i shenjtë ku thuhet ‘dhe mos thuani se ata janë të vdekur, por ata janë të gjallë të cilët furnizohen çdo ditë me begatitë e të madhit Zot’. Pas 20 vjetësh ne përkujtojmë të rënët dhe njëkohësisht i ngushëllojmë familjet e tyre sepse gjaku i tyre është i përjetshëm për të gjithë ne”, ka thënë mes tjerash kryetari Aliu.

Përndryshe, nën përkujdesjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, në ora 16:00, në teatrin e qytetit mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të masakrës së Llovcës. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.