GRANDEMALL

Komuna e Gjilanit me “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojnë 20 shtëpi për familjet në nevojë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesin e organizatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, për ndërtimin e 20 shtëpive për familjet pa kulm mbi kokë.

Me anë të kësaj marrëveshje, Komuna e Gjilanit participon me 5 mijë euro për secilën shtëpi që do të ndërtohet.

“Kjo është një formë e re me partnerë të vjetër sepse kemi bashkëpunuar edhe më herët me “Jetimat e Ballkanit”, të cilët i falënderoj për vendosjen dhe strehimin e dy familjeve brenda një periudhe shumë të shkurtër, ndërsa me partneritetin për ndërtimin e 20 shtëpive ne po shkojmë drejt mbylljes së rasteve pa kulm mbi kokë. Deri tani rreth 100 familjeve u është bërë zgjidhja. Ju faleminderit juve dhe të gjithë njerëzve solidar për mbështetje ndaj të njerëzve që të bëhen të barabartë në shoqëri, sikur qysh jemi para Zotit”, ka thënë pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

FIDANISHTJA

Ndërkaq, në emër të “Jetimave të Ballkanit”, Halil Kastrati, e ka falënderuar kryetarin e Gjilanit për gatishmërinë që t’u gjinden njerëzve pa kulm mbi kokë.

“Më erdhi shumë mirë që e dëgjova nga ju se jeni në përfundim të listës së familjeve që kanë nevojë për strehim. Ky është edhe qëllimi ynë i vetëm dhe e lus Zotin që të na e mundësoj që t’i bëhet zgjidhje edhe personit të fundit që ka nevojë. U jam shumë mirënjohës që e kemi pasur derën e hapur tek ju. Organizata jonë, brenda tre vjetësh, 15 familje i ka strehuar në Gjilan, qoftë në shtëpi apo banesa. Nuk do të jenë vetëm 20 familjeve, por do të përfitojnë edhe dy-tre familje të tjera dhe ne krejtësisht e marrim barrën e strehimit”, ka thënë Kastrati. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.