Eko Higjiena

Komuna e Gjilanit me donatorët e vunë gurthemelin e shtëpisë për familjen e Rexhep Kqikut

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit së bashku me donatorët, kanë vënë sot gurthemelin e shtëpisë për familjen pesë anëtarësh në nevojë të Rexhep Kqikut, në Lagjen e Vishnjeve.

Në ceremoninë e fillimit të ndërtimit të kësaj shtëpie, ka marrë pjesë nënkryetari Arbër Ismajli, donatorët Xhevdet Hajrullahu, pronar i Xhevda MAAE e bashkatdhetari nga Zvicra që është edhe donator i KV Drita, Jakup Shabani, sikurse asamblisti i Kuvendit Komunal, Gentrit Murseli dhe kryetari i Këshillit të Lagjes së Vishnjeve, Demush Vokshi.

“Jam shumë i lumtur që iniciativës së kryetarit, Lutfi Haziri, për mbështetje ndaj njerëzve me probleme të banimit i janë bashkangjitur donatorët, Xhevda e Jakupi. Këta dy, po e bëjnë me kulm mbi kokë familjen e Rexhep Kqikut, të cilët i falënderoj shumë. Kjo është shtëpia e 140 që po bëhet për familjet nevojtare, që nga mbrëmja humanitare “Pak nga ne, shumë për ata 1”, e cila është realizuar me iniciativë të kryetarit Haziri, në tetorin e vitit 2014”, ka thënë me këtë rast, nënkryetari Arbër Ismajli.

Donatorët e kësaj shtëpie, Xhevdet Hajrullahu e Jakup Shabani, kanë thënë se ndihen jashtëzakonisht të nderuar që e kanë pasur mundësinë për ta ndërtuar shtëpinë e Rexhep Kqikut, për ta nxjerrë njëherë e përgjithmonë nga gjendja e rëndë e banimit.

Mobi Casa

Asamblisti i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Gentrit Murseli, ka thënë se është ndier shumë i emocionuar që ka qenë pjesë e këtij procesi për fillimin e ndërtimit të kësaj shtëpie.

Ndërkaq, fjalë falënderimi për iniciativën e kryetarit Haziri dhe për donatorët pati edhe Rexhep Kqiku, i cili pas disa javësh pritet të hyjë në shtëpi të re.

“Deri tani kam jetuar me një dhe dhomë në shtëpinë e vëllait. Zoti e shpërbleftë kryetarin, nënkryetarin dhe donatorët”, ka thënë Kqiku.

Për fund, nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, ka njoftuar se është zgjidhur problemi i 80 për qind të njerëzve të kësaj kategorie, derisa ka paralajmëruar se po e presin konfirmimin e MCC’së për renovimin e 50 shtëpive të tjera, sipas kërkesave të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.