Uji Dea

Komuna e Gjilanit, mbyllë shkollën më bashkëkohore të Bujqësisë

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Të mbyllet sot një shkollë moderne, si kjo e Agrobiznesit “Arbëria”, investim ky 2 milionësh, i përbashkët me “DANIDA”-n daneze, që ishte ndër shkollat më moderne në Kosovë, mbase edhe në rajon (e pajisur më inventar të ri, kuzhinë, laboratore, kabinete, fermë me 20 krerë gjedha, me gjithë mekanizmin bujqësor për pemetari, 3 hektar plantazhë pemësh, 0.5 hektar vreshtë rrushi, 0.6 hektar dredhëz, 10 shoqëri me bletë, pika të përpunimit të qumështit, të mishit, të ruajtjes së pemëve, kiosqe në qytet për plasim të produkteve të prodhuara nga shkolla, vetura për bartje të produkteve, etj), s’do mend se kemi të bëjmë me një nomenklaturë qeverisëse të dështuar, pa strategji zhvillimore të edukimit dhe pa vizion për të nesërmen.

Përkundër kërkesave të shumta që i kemi bërë DKA-së, për t’ua tërhequr vëmendjen për shkak të mos respektimit të kritereve, ata nuk e përfillën angazhimin tonë të sinqertë.

Për t’ia vën dryrin kësaj shkolle, komuna, gjegjësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, fillimisht zvogëloi numrin e nxënësve ne paralele, në kuadër të shkollës, duke shtuar numrin e nxënësve në shkolla te tjera, të profileve tjera jo aq me perspektivë si kjo e agrikulturës në regjionin e Gjilanit. Ndërroi menaxhmentin e shkollës, duke larguar kuadrin arsimor nga procesi mësimor si “tepricë teknologjike” ndërkaq instaloi menaxhment jo serioz dhe të pa përgjegjshëm. Me këtë akt, veç dëmeve tjera që ka shkaktuar, tash komuna ka rikthyer regjimin e mësimit në tri ndërrime, sepse nxënësit e shkollës së Bujqësisë I ka transferuar në shkollën e mesme teknike ka thënë Nehat Salihu nga komisioni për bujqësi në PDK.

Pos edukimit të mirë profesional, Shkolla Bujqësore, brenda dy viteve, kishte sjell edhe përfitime të mira materiale, duke e shtuar buxhetin e komunës, nga produktet bujqësore të kultivuara nga shkolla, deri në 21000 euro ne vit.

FIDANISHTJA

Vlen të theksohet, se donatori “DANIDA”, nga Danimarka, duke e parë joseriozitetin dhe papërgjegjshmërinë totale të DKA-së në relacion me investimet në Shkollën e Bujqësisë, ka ndërprerë investimin gjysmë milionësh (furnizimin me mekanizëm bujqësor për lavërtari, ndërtimin e një konvikti, etj), dhe gjithashtu, ka rrezik që donatori danez, t’i tërheq investimet që i ka bërë më herët në shkollë.

Se krejt ky marifet i pushtetit komunal të Lutfi Hazirirt, rreth shkollës së Bujqësisë, nuk po bëhet edhe pa interesa dhe përfitime individuale, fletë edhe ndryshimi i vendimit të Kuvendit Komunal, përmes së cilit, ngastra prej 20 hektarësh, që ishte ndarë atë kohë për nevoja të shkollës së Bujqësisë, bartet në pronësi private të individëve të caktuar ka thënë Salihu./rajonipress/.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.