RCCOLA

Komuna e Gjilanit mbulon shpenzimet per kuotizimet e klubeve gjilanase

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në vazhdën e përkujdesjes dhe ndihmës së vazhdueshme që po e bën Komuna e Gjilanit ndaj sportit gjilanas, kësaj radhe ata u morën me pagesën e kuotizimeve për të gjitha klubet sportive të Gjilanit që kanë mbetur me obligime në federatat e tyre.

Veton Nevzadi, drejtor për Rini, Kulturë dhe Sport, ka konfirmuar për rajonipress edhe njëherë përcaktimin e drejtorisë që ai drejton dhe të kryetarit Mustafa që t`i jenë në shërbim me të gjitha kapacitetet që posedojnë sportit gjilanas, në mënyrë që klubet ta kenë më të lehtë pjesëmarrjen dhe garimin në garat kampionale në nivel vendi.

RCCOLA

Nevzadi tha se po vazhdojmë me mbulimin e shpenzimeve të transportit të të gjitha klubeve sportive nga Komuna e Gjilanit, duke shpresuar që me ndihmën e kryetarit të komunës në muajt që po vijnë ta shtojmë edhe më shumë ndihmën në planin financiar këto klube./rajonipress/