Fundamenti

Komuna e Gjilanit dhe Policia e Kosovës të vendosur në ruajtjen e sigurisë për qytetarët

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës për regjionin e Gjilanit, Ragim Ajeti, me të cilin kanë biseduar për gjendjen e sigurisë në këtë regjion, për angazhimin e përbashkët në shërbim të qytetarëve në përgjithësi pa dallime etnike e fetare.

Kryetari Haziri, ka thënë se Policia e Kosovës në regjionin e Gjilanit është bashkëpunuese e vazhdueshme dhe gjithnjë e gatshme për të vepruar konform detyrës që ka me ligjin e Republikës së Kosovës.

Mobi Casa

Ai ka falënderuar për angazhimin dhe punën e madhe që bëhet në koordinim të përbashkët për aktivitete të ndryshme në garantimin e sigurisë dhe vetëdijesimin e qytetarëve.

Kurse, nga ana e tij Ragip Ajeti, kryetar i sindikatës, ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e vazhdueshëm që ka me policinë në përgjithësi, nga të gjitha departamentet, por edhe për mbështetjen e madhe që ka dhënë për sigurinë e qëndrueshme publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.