United Hospital

Komuna e Gjilanit dhe banorët e Llashticës debatojnë për investimet në infrastrukturë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në kuadër të debateve publike të organizuara nga kryetari i Komunës së Gjilanit, është mbajtur debate me qytetarë në fshatin Llashticë dhe me këshillin e këtij fshati, të kryesuar nga Ekrem Hasani, ku është debatuar kryesisht për investimet në infrastrukturën publike për këtë fshat dhe lokalitetet për rreth.

I pranishëm në këtë debat ishte nënkryetari i Komunës, Rexhep Kadriu, i shoqëruar nga drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani, drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korqa dhe drejtori i Shëndetësisë, Nexhat Hajrullahu, të cilët iu kanë përgjigjur qytetarëve lidhur me shqetësimet e tyre por edhe kërkesat që i drejtuan qeverisjes lokale.

Nënkryetari Rexhep Kadriu, është shprehur se qëllimi i këtyre takimeve që po bëhen nën përkujdesjen e kryetarit Haziri, është që t’i marrim drejtpërdrejt kërkesat, me synim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve, duke filluar nga infrastruktura publike.

ARKATANA

“Llashtica është njëri nga fshatrat që është në përkujdesje të vazhdueshme të qeverisë Haziri sa u përket investimeve. Gjithnjë ka hapësirë për më mirë. Këtu kemi ardhur që t’i marrim të gjitha kërkesat tuaja në mënyrë që t’i fusim në prioritet tona për investimet në vitin 2017. Projekti i parë gjatë vitit 2017 për fshatin Llashticë do të jetë investimi i kanalizimit, rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit dhe funksionalizimin e tij e më pas edhe investimi i rrugicave nëpër fshat. Gjithashtu nuk do të mbetet aspak më keq edhe investimi në fushat tjera siç janë trotuaret, investimet në shkollë dhe hapësirën e shkollës por edhe një përkujdesje për intervenim tek varrezat e fshatit”, ka përfunduar fjalën e tij nënkryetari Kadriu.

Me pyetje dhe kërkesa është paraqitur Bekim Ibishi, Hjrush Bajrami, etj., të cilët kryesisht u interesuan për infrastrukturën publike, mundësitë më të mëdha për investime dhe trajtimin e barabartë të gjithë fshatit Llashticë.

Për të gjitha pyetjet është përgjigjur nënkryetari dhe drejtorët e drejtorive komunale, varësisht nga natyra e problematikës që shtrohej./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.