UBT

Komuna e Gjilanit apel kundër zjarreve, fton prokurorinë për hetim të rasteve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit apelon të gjithë qytetarët, fermerët dhe kalimtarët e rastit që me kujdes maksimal të sillen ndaj natyrës, pronës publike, e asaj private dhe të mos shkaktojnë zjarre sepse do të sanksionohen përmes institucioneve të shtetit dhe përgjegjësisë ligjore.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka theksuar se rastet e zjarrvënieve, janë të patolerueshme dhe do të iniciohen në prokurori dhe organe të drejtësisë me të vetmin qëllim për rend dhe rregull në mbrojtje të natyrës, pyjeve dhe pronës pa dallim.

Uji Dea

“Zjarrvënia është shumë e pakuptimtë për ne kur fermerët djegin arat pas korrjes së drithërave. Iniciuesit e zjarreve do të sanksionohen nga organet e drejtësisë. Tashmë e kemi rastin e Pogragjës që është duke u marrë prokuroria me te, sikur që edhe rasti i Stublinës do të procedohet për hetim në prokurorinë e shtetit dhe nuk tolerojmë shkatërrimin e pyjeve dhe hapësirës publike, sepse kështu shkaktohet rrezik i përgjithshëm dhe rrezik i jetës së qytetarëve. Rojet e pyjeve kanë detyrë ekzekutive që t`i ruajnë me çdo mjet dhe çdo kusht pyjet tona. Përkrahja e Komunës së Gjilanit dhe organeve të rendit është maksimale në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.