Komuna e Bujanocit me objekt të arsimit të lartë
Komuna e Bujanocit më në fund po bëhet qendër universitare me themele të sigurta të cilat arsimit të lartë i sigurojnjë një perspektivë afatgjate.
Edhe pse shumë më i vogël për nga numri i banorëve në krahasim me disa qytete, Bujanoci po bëhet i barabartë në fushën e arsimit duke i hapur dyert rinisë për një të ardhme të sigurtë. Pas një pune të palodhshme dhe insistimi të pandërprerë të kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit dhe staft të tij, sot në Beograd, instituconet më të larta ndërkombëtare dhe vendore i kanë hapur rrugën ndërtimit të objektit të arsimit të lartë në Bujanoc.
Në zyrat e Kombeve të Bashkuara në Beograd për shërbime të projekteve (UNOPS) sot është nënshkruar marrëveshja për mirëkuptim e cila parasheh shfrytëzimin e objektit nga ana e fakultetit ekonomik, ndërkaq që parcela ku do të ndërtohet objekti dhe vet objekti do të jenë pronë e komunës së Bujanocit, projekt ky që kap vlerën rreth 1.5 milionë euro, mjete këto që janë siguruar.
Kryetari i komunës së Bujanocit pas nënshkrimt të marrëveshjes u shpreh se, “kjo është një ditë historike për arsimin e lartë në komunën e Bujanocit, nënshkrimi i kontratës i hap dyert rinis sonë që profilet të cilat janë momentalisht dhe tjerat të clat do të hapen vitin e ardhshëm, të rinjët e komunës sonë nuk kanë nevojë të shkojnë dhe të studiojnë në qendrat tjera universitare, por ata do të studiojnë në qytetin e tyre” Arifi gjithashtu u shpreh se, “një gëzim të tillë e ka patur edhe në kohën kur e ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc.
Nënshkrimin e marrëveshjes e ka përshëndetur edhe Shefi i delegaconit të Unionit Evropianë në Sërbi Maikëll Davenport, i cili kontriboutin e kryetarit Arifi për ndërtimin e objektit të Arsimit të lartë e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm.
Edhe kryetari i KK të Bujanocit Jonuz Musliu, këtë marrëveshje e ka vlerësuar shumë të rëndësishme për rininë e komunës së Bujanocit. Kontratën e kanë nënshkruar kryetarit i komunës së Bujanocit Dr.Nagip Arifit, dekani i Fakultetit Prof.Dr.Nenad Vunjak, Misioni i OSBE-së në Sërbi Ambasadori Peter Burkhard, Ministri i arsimit, shkencës dhe teknologjisë Tomisllav Jovanoviç dhe kryetari i Trupit koordinues për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviç. Ndërtimi i objektit të arsimit të lartë finansohet nga Unioni Evropian nëpërmjet programit EUPROGRES, Trupi Koordinues dhe buxheti i komunës së Bujanocit.
Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshje ka qenë prezent edhe Fazila Azemoviq koordinatore e zyres për zhvillim ekonomik lokal pranë pushtetit lokal. Këtë marrëveshje e ka vlerësuar si të rëndësishme edhe Kuvendi komunal i Buajnocit, ku në mbledhjen e djeshme këshilltarët komunal, kanë vlerësuar se ndërtimi i objektit të arsimit të lartë në komunën e Bujanocit është me rëndësi të madhe për komunën e Bujanocit, veqanërisht për gjeneratat e reja./BujanociNet/


