UBT

Komuna e Artanës vlerëson bashkëpunimin tre vjeçar me projektin LOGOS

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Përfaqësuesit e projektit LOGOS kanë vizituar komunën e Novobërdës, dhe janë takuar me Kryetarin e komunës zotin Bajrush Ymeri dhe stafin e tij komunal. Qëllimi i këtij takimi ishte shprehja e mirënjohjes se dyanshme për bashkëpunimin gjate tri viteve te fundit. Vlen te theksohet se programi LOGOS është prezent në komunën e Novobërdës edhe më parë, që nga viti 2007.

Kryetari i Komunës së Novobërdës , Bajrush Ymeri, shfrytëzoi këtë takim që në emër të tij personal dhe në emër të komunës së Novobërdës të shpreh falënderimin dhe mirënjohjen për punën e bërë së bashku dhe numrin e madh të projekteve të realizuara si rezultat i këtij bashkëpunimi të frytshëm.

Në anën tjetër, Menaxheri i Projektit LOGOS zoti Norbert Piljs gjithashtu ka falënderuar kryetarin e komunës se Novobërdës për përkushtimin e tij personal si dhe të stafit të tij në arritjen e këtyre sukseseve në këtë komunë.

RCCOLA

Piljs theksoi faktin se Komuna e Novobërdës ishte ndër komunat e para me të cilat programi LOGOS kishte filluar bashkëpunimin, ndërsa tani pas kaq vitesh, ngritja në kapacitetet profesionale është evidente.

Për me tepër, Piljs theksoi gatishmërinë dhe vullnetin që ka programi LOGOS gjithmonë në bashkëpunim me komunën e Novobërdës.

Në takimin e përbashkët u ndanë mirënjohje për të vlerësuar bashkëpunimin nga të dyja anët./rajonipress/