UBT

Komuna e Artanës shpërndanë makina mjelëse për 27 fermerë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan -Kryetari i Komunës së Novobërdës Bajrush Ymeri së bashku me Drejtorin e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Goran Maksimoviq kanë bërë shpërndarjen e makinave mjelëseve për 27 fermerë,të cilët i kanë plotësuar kriteret për përfitimin e tyre.

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri theksoi se duke e pasur parasysh se ne po e shohim bujqësinë si një prej sektorëve më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik në Komunën e Novobërdës ne vendosëm që këtë vit t`i subvencionojmë fermerët pikërisht me makina mjelëse.

Ne zgjodhëm 27 fermerë të cilët kanë aplikuar për këto makina dhe vendosëm që të gjithë këta ti subvencionojmë.

Mobi Casa

Ky projekt ka qenë i përbashkët që e kemi realizuar me fermerë ku participimi nga ana e tyre ka qenë nga 70 euro dhe pjesën tjetër e ka mbuluar komuna dhe shpresojmë që vitin tjetër do të kemi mundësinë që t’i ndihmojmë edhe më tepër duke e pasur parasysh që buxheti për vitin e ardhshëm është i tre fishuar u shprehë Ymeri.

Ndërsa Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë Goran Maksimoviq theksoi se kjo është hera e parë që po i subvencionojmë fermerët me këto makina mjelëse duke u mbështetur në kërkesat e tyre, meqenëse në Komunën e Novobërdës prioritet më të madh ka bujqësia, gjithashtu në të ardhmen mbetet që t’i mbështesim edhe sektorët tjerë të bujqësisë./rajonipress/