United Hospital

Komuna dorëzon çelësat dhe kontratat e shfrytëzimit të banesave dhe lokaleve përmes ankandit publik

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Komuna e Gjilanit, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, sot ka ndarë banesat dhe lokalet afariste tek shfrytëzuesit e rinjë pas publikimit të rezultateve të Ankandit Publik të organizuar nga ana e Komunës së Gjilanit.

Samid Robelli, zyrtar në këtë drejtori, ka thënë se Ankandi ka qenë i hapur dhe kanë aplikuar me ofertat e tyre qytetarë të shumtë me pretendimet të jenë përfitues, por kushtet e ankandit kanë qenë të tilla që çmimi më i lartë i ofruar ka zgjedhë automatikisht edhe fituesit.

“Sot jemi në aktin final për dhënien e çelësave të banesave dhe lokaleve. Ky proces ka nisur para një viti përmes vendimit të Kuvendit të Komunës, për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronave komunale në bazë të ligjit të Republikës së Kosovës të vitit 2012 dhe rregullores së Komunës së Gjilanit të vitit 2013. Gjatë kësaj kohe ka punuar komisioni komunal prej shtatë anëtarësh, të cilët kanë përcjellur në detaje të gjithë procesin e ankandit që nga përgatitja, shpallja e deri te rezultatet përfundimtare dhe dorëzimin e tyre të familjet përfituese. Janë gjithsej 15 banesa, katër lokale afariste dhe katër garazhe, në dy objekte të ndërtuara përmes Partneritetit Publiko Privat”, ka thënë mes tjerash Robelli.

Fundamenti

Ai ka bërë të ditur poashtu dhënien me qera edhe të tri lokaleve të vjetra në qytet.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit kontratat për shfrytëzimin e banesave dhe lokaleve afariste, i ka lëshuar lëshuar për një afat kohor prej 10 vjetësh./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.