Eko Higjiena

Komuna diskuton edhe me pensionistët vitias rreth buxhetit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Me qëllim të planifikimit sa më të mirë të buxhetit komunal si dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e hartimit të buxhetit, komuna e Vitisë, ka filluar sot ciklin e dytë të diskutimeve publike dhe atë me kategoritë e ndryshme të shoqërisë.

Me këtë rast në qytetin e Vitisë është mbajtur diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal me pensionistet e kësaj komune të cilët pos që u njohën me buxhetin për vitin në vijim parashtruan edhe disa kërkesa të cilat janë në interes të pensionistëve.

Zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu tha e cilësoj këtë diskutim publik si të veçantë pasi që po mbahet me një kategori të shoqërisë e cila ka bërë shumë për këtë vend. “Në kuadër të diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit komunal e kemi parë të arsyeshme jo vetëm të mbajmë diskutime të tilla publike me banorë të lokaliteteve të ndryshme por edhe me kategoritë e ndryshme të shoqërisë sonë e në veçanti edhe me pensionistet të cilët kanë bërë shumë për këtë vend “ u shpreh Aliu.

Ndërkaq Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama i njoftoj ata për buxhetin komunal për vitin në vijim duke potencuar se buxheti i përgjithshëm i komunës për vitin 2017 është 10 milion e 19 mijë euro.

FIDANISHTJA

Rama ndër tjerash theksoi se këto diskutime publike po mbahen me qëllimin më të mirë që qytetarët vitias pa dallime të jenë pjesë e hartimit të buxhetit komunal konkretisht të listës për investime kapitale ku kanë mundësinë që drejtpërdrejtë në këto takime të paraqesin sugjerimet e tyre.

E pensionistet vitias patën kërkesa të ndryshme konkretisht veteranet e arsimit pensionist të Vitisë të cilët kërkuan që të gjenden forma që të mbështetën ky grup i pensionistëve në Viti.

Lidhur me këtë kërkesë Aliu tha se është mirë që pensionistet të bashkohen në një shoqatë të vetëm pasi që në këtë mënyrë komuna e ka më lehtë edhe t`i mbështes ato./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.