FITORJA

Komuna dhe Kuvendi nderohen me certifikatë vlerësimi nga OSBE

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Zyra regjionale e OSBE-së në Gjilan, i ka ndarë komunës së Vitisë dhe Kuvendit Komunal certifikatë vlerësimi për progresin e arritur në dy vitet e fundit. Drejtori regjional i OSBE-së Ulrih Biffar, është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin e kësaj organizate me të gjithë zyrtarët komunal të Vitisë. Ai ka theksuar se në 2 vitet e fundit është vërejtur një progres në shumë fusha dhe ky përkushtim dhe angazhim institucional është për respekt.

“Ekipi im që vepron në Viti, më raporton mua për aktivitetet dhe punën që bëjnë institucionet në komunën e Vitisë. Gjatë vlerësimit të arritjeve nëpër komuna së bashku me ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, kemi parë se në Viti kanë lëvizur gjërat pozitivisht. Për këtë arritje është meritor edhe ky Kuvend, përpos udhëheqësve. Andaj OSBE do të ndajë certifikatën e vlerësimit për kryesuesin e kuvendit Naim Pira dhe kryetarin e komunës Sokol Haliti”, tha Bifar para këshilltarëve të Kuvendit komunal në seancën e sotme.

UBT

Ndërsa kryetari i komunës Sokol Haliti, është shprehur se kjo certifikatë ka rëndësi të veçantë. “Unë falënderoj zyrën e OSBE-së në Viti, dhe zyrën regjionale në Gjilan për bashkëpunimin tejet të ngushtë dhe ndihmën që na kanë ofruar. Kjo mirënjohje na nderon shumë, pasi vlerësohen dy nivelet, edhe kuvendi komunal edhe qeveria komunale. Ne do të vazhdojmë punën tonë të përkushtuar në respektimin e ligjeve dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve”, ka thënë Haliti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.