Komuna dhe KFOR-i pritet të hapin rrugën Poliçkë – Dragoc – Desivojcë
Kamenicë – Bashkëpunimi i vazhdueshëm në mes të Komunës kryetarit Begzad Sinani dhe KFOR-it do të sjellë rezultatet në hapjen, rregullimin e rrugës Poliçkë – Dragoc – Desivojcë.
Kryetari i Komunës Begzad Sinani së bashku me drejtorin e Urbanizmit Ilir Kastrati, inxhinierët e Urbanizmit dhe inxhinier të KFOR-it turk kanë vizituar rrugën për të parë nga afër këtë rrugë.
Sinani tha se do të përmbyllë me sukses brenda mandatit, të gjitha premtimet para qytetarëve. “Falënderoj Komandantin e KFOR – it sektorin turk Gjeneralin Mustafa Ihsan Tavazo. Sot së bashku me KFOR – in Sektorin TURK dhe inxhinier, ishim në inspektim për fillimin e hapjen e rrugës Poliçkë – Dragoc – Desivojcë e cila do të filloj të hapet brenda 15 ditësh. Bashkëpunimi i mirë dhe standardet me KFOR – in do të hap këtë rrugë që do të lidh rrugën Kamenice – Kopërnice – Hogosht – Poliçkë – Desivojcë dhe do të ju mundësojë qytetarëve të disa fshatrave mundësi për lëvizje dhe kalim të rrugës drejt qytetit të Kamenicës. Falënderojmë KFOR – in, Sektorin turk që ka shpreh gatishmërinë që në bashkëpunim me Komunën të bëjë hapjen e kësaj rruge” tha Begzad Sinani./rajonipress/





