Fundamenti

Komuna dhe Helvetas ndihmojnë kultivuesit e shpezëve me inkubator

/ 2 minuta lexim

Viti – 50 fermerë që merren me kultivimin e shpezëve, kanë qenë përfitues të një donacioni të përbashkët të komunës së Vitisë dhe Helvetasit zviceran, me që rast janë shpërndarë 50 inkubator.

Ky donacion është implementuar në kuadër të projektit “Aftësim për punësim rural” të Grupit Lokal të Veprimit. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre aparaturave, ka theksuar se ky është edhe një hap për mbështetje të sektorëve të bujqësisë në komunën e Vitisë. “Ne vazhdimisht kemi qenë dhe mbetemi të përkushtuar për të investuar dhe mbështetur bujqësinë me sektorët e saj. Në këtë rrafsh, kemi arrit të zhvillojmë sektorët e ndryshëm e këtë po e bëjmë edhe në atë të shpezetarisë. Ky nuk është donacioni i parë por as i fundit, sepse ne do të vazhdojmë të jemi përkrahë fermerëve shumë të zellshëm të komunës sonë. Ne do të mbështesim sivjet edhe sektorin e pemëtarisë, blegtorisë, bletarisë etj, siç edhe i kemi ndihmuar deri më tani”, ka thënë kryetari Haliti.

Uji Dea

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Viti Veton Ademi, ka thënë se me këtë donacion do të arrijmë të përkrahim fermerët që merren me kultivimin e shpezëve dhe përmes këtyre inkubatorëve, tu ndihmojmë të shtojnë kapacitetet e tyre, në shtimin e të ardhurave të tyre.

Ai ka bërë të ditur se kapacitetet e këtyre inkubatorëve do të jenë 112 vezë./rajonipress/