RCCOLA

Komuna del nga borxhet

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Hatixhe Daku menaxhere në zyrën e prokurimit tha se të gjitha borxhet për punët e kryera nga ana e kompanive janë të shlyera.

Komuna e Gjilanit përfundimisht ka dalë nga lista e borxhlinjve, meqë sipas përgjegjëve të zyrës së prokurimit të gjitha borxhet ndaj kompanive janë shlyer.”Të gjitha borxhet e kompanive për punët e përfunduara janë kryer dhe realisht Komuna i ka la të gjitha borxhet ndaj tyre”tha Daku.

Daku tha se edhe këtë vit parashihen investime serioze, duke filluar nga Lumi Mirusha që është në procedim të fazë së dytë, pastaj rerthërrotullimi tek lagja Kamnik, duke vazhduar me projektet e rëndësishme në infrastrukturë dhe mirëmbajtje verore.

Fundamenti

Sipas Dakut akuzat e opozitës se kjo zyre nuk është transparente nuk qëndrojnë.”Opozita i ka dyert e hapura për çdo ditë dhe tashëm këtë edhe e kemi dëshmuar në vepër sepse u jemi përgjigjur të gjitha kërkesave apo interesimeve të tyre”u shpreh Daku. Sipas saj edhe hetimet e EULEX-it ndaj dy kompanive gjilanase tashmë janë mbylluri sepse është vërtetuar se gjithçka ka qenë e bazuar në ligj.

Edhe, Fadil Osmani menaxher në zyrën e projekteve tha se për vitin 2012 Komuna e Gjilanit ka paraparë të investojë në partneritet me donatorët ndërkombëtarë mbi 8 milion euro investime.”Këto investime do të shkojnë kryesisht në infrastrukturë dhe zhvillim ekonomik. Sidomos prioritet do t`i jepet bujqësisë, meqë Komisioni Evropian ka ndarë grante për të stimuluar fermerët” tha osmani./rajonipress/