Komuna asnjëherë nuk e shtroj rrugën në Çelik, rruga e dëmtuar rrezikon vozitësit
Gjilan – Një kamion është rrokullisur këtë të shtune për shkak të rrugës së dëmtuar, e cila seriozisht po e rrezikon jetën e atyre pak banorëve të mbetur thotë Shefket Bajrami.
Fshati Çelik për shkak të rrugës së dëmtuar e ka të vështirë të bëjë jetë normale. Ndonëse ishte premtuar disa herë nga organet komunale se rruga do të riparohet, ajo sot e asaj dite asnjëherë nuk është rregulluar thotë Shefket Bajrami aktivist nga ky fshat.
Bajrami tha se një kamion është rrotulluar pikërisht për shkak të rrugës së keqe. Kamioni doli nga rruga në mes të fshatit Çelik që lidhë lagjen e Drumit.
Bajrami tha se rruga është vetëm 2 km dhe fermerët po ankohen çdo ditë. “Komuna asnjëherë nuk ka thënë se nuk e rregullojmë rrugën, mandej të gjitha kërkesat tona janë pranuar dhe na është kthyer përgjigje pozitive se do të përmirësohet infrastruktura, por deri tashti ky premtim ka mbetur vetëm në letër” tha Bajrami i revoltuar.
Bajrami tha se komuna vazhdimisht po e injoron këtë problem delikat për banorët e mbetur atje./rajonipress/


