GRANDEMALL

Komplikohet shitja e Vedat Muriqit, ky dekret në Itali po ia vështirëson punët Lazios dhe lojtarit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

E ardhmja e Vedat Muriqit është ende e paqartë, derisa raportohet se situata është komplikuar tashmë.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës është i lidhur me një transferim te Mallorca ose Galatasaray, por ende nuk ka oferta konkrete – transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, “La Gazzetta dello Sport” ka raportuar për një situatë të ndërlikuar.

Në Itali ekziston një dekret, që në rast largimi të Muriqit në afatin kalimtar të verës së këtij viti (jashtë Italisë), Lazio do të humbiste përfitimet tatimore, të cilat janë të vlefshme vetëm për ata që banojnë në Itali për të paktën dy vjet.

Uji Dea

Gjithashtu, nëse 28-vjeçari largohet tani, ai duhet t’i kthejë në Thesarin e Shtetit milionat e kursyera. Ky problem nuk do të ekzistonte nëse Muriqi do të largohej në vitin e ardhshëm.

Sulmuesi prizrenas me Lazion ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025. Ai u transferua te lacialët në vitin 2020 nga Fenerbahce për 20 milionë euro.

Tani, klubi italian thuhet se mund ta pranojë shitjen e tij duke rrezikuar të paguajë taksat në rast se për Muriqin merr një ofertë prej 10 ose 12 milionë euro. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.