ARKATANA

Kompleks memorial të UÇPMB-së prej 100 mijë euro dhe 3.000 metra katrorë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Në fshatin Rahovicë në afërsi të Preshevës po vazhdojnë punimet për ndërtimin e kompleksit memorial kushtuar tetë dëshmorëve të rënë të UÇPMB-së gjatë konfliktit të armatosur me forcat policore të Serbisë në vitin 2001.

Ngritja e këtij kompleksi i cili po ndërtohet në 3.000 metra katrorë, do të kushtojë mbi 100 mijë euro, raporton B92.

Gurthemeli për ndërtimin e kompleksit memorial ka filluar në nëntor të vitit të kaluar, ndërsa kryetari i Bashkësisë Lokale të Rahovicës, Fatmir Azizi, thotë se kompleksi deri në përvjetor, që shënohet më 15 maj, do të ketë të përfunduar punimet bazë.

FITORJA

Ai ka thënë se mjetet për ngritjen e lapidarit i cili kushtonë më shumë se 100 mijë euro janë siguruar nga qytetarët, ndërmarrësit privat si dhe bashkëatdhetarët nga diaspora.

Kryetari i Komunës së Preshevës Ragmi Mustafa sikurse që bëri zbulimin e pllakës përkujtimore të 28 dëshmorëve të UÇPMB-së në sheshin e Preshevës, poashtu e ka vënë gurthemelin për ndërtimin e kompleksit memorial në Rahovicë.

Ai edhe pse kishte deklaruar se do të japë dorëheqje të parevokueshme në rast të heqjes së lapidarit të UÇPMB-së nga sheshi i Preshevës, këtë deri në këto momente nuk e ka bërë me arsyetimin e ri se Partia ka marrë vendim për të mos dhënë dorëheqjen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.