Kompanitë Magjistralja dhe MAB Group ndihmojnë dy raste shërimi

/ 2 minuta lexim

Gjilan- Magjistralja ka marrë përsipër shërimin e Afrim Canës në Turqi, invalid i luftës kurse kompania MAB -Group e ka ndihmuar një person me aftësi të kufizuara në vlerë të 640 eurove.

Kompanitë gjilanase janë treguar gjithmonë solidar kur janë në pyetje rastet sociale dhe ata që kanë nevojë për tu shëruar jashtë vendit. Një gjest i fundit i dy kompanive Magjistralja dhe MAB Group ka gëzuar dy raste të veçanta.

Kompania Magjistralja ka marrë përsipër të ndihmoj në shërimin e syrit në Turqi Afrim Canën invalid i luftës. Cana kishte përjetuar të gjitha tmerret e luftës, por asnjëherë nuk kishte përfituar nga dora institucionale. Megjithatë me vullnetin e madh të Qemajl Mustafës ai tashmë ka gjetur donatorin Magjistralen dhe pret shumë shpejt të shërohet në Turqi.

Mobi Casa

Rasti i dytë është ndihmuar nga kompania MAB Group. Asllan Syla pronar i kësaj kompanie tha se ka ndihmuar me 690 euro një rast social dhe me aftësi të kufizuara i cili duhet të trajtohet për shërim një kohë të gjatë në Banjën e Kllokotit “Nëna Naile”.

Syla tha se këto raste janë edhe preferencë e kryetarit i cili vazhdimisht mundohet të ndihmoj rastet sociale.

Edhe Abdyl Pireva nga Magjistralja tha se nuk ka hezituar për asnjë moment që të ndihmojë invalidin e luftës./rajonipress/