UBT

Kompania “GÜRIŞ” dhuron pako ushqimore për Komunën e Kamenicës

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Kamenicë – Sot Kompania “GÜRIŞ” për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, ka dhuruar 50 pako ushqimore për Komunën e Kamenicës.

Këto pako i ka pranuar shefi i kabinetit Vaxhid Rexhepaj, bashkë me Drejtoreshat Eurona Hoda dhe Burbuqe Leka.

Mobi Casa

I pranishëm nga kompania “GÜRIŞ” ishte z.Ibrahim Akyoll.
Komuna e Kamenicës falënderon kompaninë, si dhe do t’i shpërndajë këto pako tek personat që kanë nevojë./rajonipress/