Kompania gjermane “Med-Sorga” e interesuar të investoj në Komunën e Vitisë

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur dje në një takim përfaqësues të Kompanisë Gjermane “MED-SORGA” me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar për mundësin e ndërtimit të një impianti për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Vitisë.
Një delegacion i Kompanisë Gjermane “MED-SORGA” i kryesuar nga Uwe Repke ka vizituar komunën e Vitisë dhe më këtë rast ata kanë bashkëbiseduar me kryetarin e Komunës, Sokol Haliti, Zyrtarin për Mbrojtje të Mjedisit Alban Sokoli si dhe Hidroinxhnieren e Vitisë Diana Avdyli për mundësitë e ndërtimit të një impiante të ujërave të zeza në territorin e kësaj Komune.
Kreu i komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se ai është i gatshëm të bashkëpunoj me këtë kompani me qëllim që një projekt i tillë madhor të ndërtohet në këtë komunë.
Ndërkaq Alban Sokoli i cili njëherit është edhe përgjegjës për zbatimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe atë Urban ka paraqitur sistemin e ujërave të zeza në Viti si dhe mundësitë e ndërtimit të një impianti për ujërat të zeza duke theksuar se territori i kësaj komune është shumë i përshtatshëm sa i përket grumbullimit të këtyre ujërave në një pikë të përbashkët pasi që ajo mundëson derdhjen e tyre pa mjetet e pompimit.
Ndërkaq pas këtij takimi palët janë marrë vesh që të shikojnë hapat e mëtutjeshëm që projekti i ndërtimit të impiantit në Viti të mundësohet nga donatorët./rajonipress/