RCCOLA

Kompania e Albright parakualifikohet për privatizim të Telekomit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Albright Capital Management LLC, në bashkëpunim me Portugal Telecom, pastaj Columbia Capital në konsorcium me ACP Axos Capital Gmbh, në bashkëpunim meBritish Telecom – Poloni (në pronësi të British Telecom), gjithashtu M1 International Limited, pastaj Turkcell si dhe Twelve HORNBEAMS në konsorcium me Avicenna Capital LLC, në bashkëpunim me Sofrecom (pjesë e France Telecom), janë pesë kompanitë e parakualifikuara për pjesarrje në tenderin për blerjen e 75% të aksioneve të Telekomit.

Përzgjedhjen e tyre e ka bërë Komisioni Qeveritar i Privatizimit (KQP) të Telekomit, si dhe me konfirmimin nga ana e këshilltarit të transaksionit, përmes një raporti të veçantë vlerësues.

Në bazë të vendimit të KQP-së, pesë kompanitë e lartpërmendura kanë plotësuar kriteret ligjore, financiare dhe teknike, të përcaktuara në thirrjen për parakualifikim, të cilat ftohen të marrin pjesë në tenderin për blerjen e 75% të aksioneve të Telekomit.

Kriteret e parapara në thirrjen për parakualifikim kanë mundësuar parakualifikimine operatorëve të telekomit dhe fondeve investuese që kanë hyrë në marrëveshje bashkëpunimi me operatorë të telekomit, apo që kanë investuar më herët në operatorë të mëdhenj të Telekomit.

RCCOLA

KQP-së i ka mbtur që të përgatis hapat tjerë për hapjen e tenderit për shitjen aksioneve të Telekmit, në të cilin tender do të ftohen të marrin pjesë kompanitë e parakualifikuara.

Tenderi pritet të hapet në fillim të muajt shtator, ndërsa do të qëndrojë i hapur për rreth 2 muaj.

E pikërisht disa orë para se të përzgjidheshin kompanitë e parakualifikuara, ministri i Zvillimit Ekonomik, Besim Beqaj ka thënë se brenda vitit do të përzgjidhet edhe kompania fituese./kosovapress/