KKVITI

Komiteti Olimpik i Kosovës merr ftesë nga KON-i

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) ka ftuar Komitetin Olimpik të Kosovës në asamblenë e jashtëzakonshme që mbahet gjatë muajit qershor në Lozanë.

Ajo do të mbahet më 15 qershor teksa në ftesën zyrtare thuhet që pala kosovare duhet të jenë atje një ditë përpara. “Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka kënaqësinë t’ju ftojë për Asamblenë e Jashtëzakonshme që mbahet në Lozanë të Zvicrës me 15 qershor. Arritja e zyrtarëve të Komitetit Olimpik të Kosovës do të bëhet më 14 qershor ndërsa largimi më 16 ose 17.

Përgjegjës për udhëtimin, akomodimin dhe ushqimin do të jetë KON-i. Ju lutemi të paraqitni sa më shpejtë këtë ftesë në Ambasadën zvicerane për çështjen e vizave”, thuhet në ftesën zyrtare.

RCCOLA

Të kujtojmë që kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge, në fillim të këtij muaji ka pasur një takim me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe me Ministrin e Sportit, Memli Krasniqi, ku u diskutua edhe për integrimin e Kosovës në ‘familjen’ olimpike.

Këtë takim Krasniqi e Hasani e bënë në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Tretë Ndërkombëtar mbi Sportin për Paqe dhe Zhvillim, që u mbajt në fillim të qershorit në New York nën organizimin e OKB-së dhe KON-it.(tribuna)