Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i bënë thirrje qytetarëve vitias të respektojnë masat anti-Covid

Viti – Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), që është mbajtur sot nën kryesimin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, u bë me dije se deri me tani janë 512 raste aktive të qytetarëve të prekur me virusin Covid-19 nga ta 10 persona janë të hospitalizuar. Me këtë rast kryetari Haliti, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta të gjithë qytetarëve të kanë humbur më të dashurit e tyre nga ky virus dhe kërkoj nga qytetarët të respektojnë masat.
“Nga këtu ja bëjë thirrje qytetarëve vitias të respektojnë masat kundër përhapjes së këtij virusi, i cili po ja merr edhe jetën qytetarëve tanë dhe kjo është e dhimbshme për të gjithë ne. Të gjithë atyre që kanë humbur anëtarët e familjes, miqtë dhe dashamiret e tyre nga ky virus ju shprehi ngushëllimet e mija më të sinqerta, kurse atyre që janë të hospitalizuar, ju urojë shërim sa më të shpejt” u shpreh Haliti.
Ndërkaq në këtë takim në emër të Policisë së Kosovës në Viti, ka folur pjesëtari i saj, Burim Musliu i cili foli për angazhimin e policës në luftën kundër përhapjes së këtij virusi, konkretisht në respektim të masave të vendosura nga institucionet përgjegjëse.
Ai tha se një numër shumë i madh i qytetarëve por edhe i bizneseve vitiase e në veçanti të gastronomisë po respektojnë masat e vendosura. Në këtë drejtim ai tha se po bashkëpunojnë edhe me inspektoret komunal dhe regjional.
E, Valentina Mehmeti, Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti ka folur edhe procesit të vaksinimit të qytetarëve viitas kundër virusit Covid-19 duke potencuar se ky proces po ecën mbarë.
Ndërkaq gjithashtu është folur edhe për masat e dezinfektimit të institucioneve komunale dhe të policisë dhe parapërgatitjet në rast të hapjes së shkollave./rajonipress/