GRANDEMALL

Komiteti i Gjilanit e vlerëson gjendjen të qetë dhe nën kontroll

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për gazetarë, ka thënë se me përfaqësuesit ndër-institucionalë, kanë vlerësuar gjendjen e përballjes me Covid-19 si të qetë dhe stabile, sikur që është konfirmuar se ekipet emergjente dhe të sigurisë janë në gjendje gatishmërie për të vepruar në ruajtjen e shëndetit publik.

“Nga 52 rastet e testuara mbrëmë nuk e kemi asnjë rezultat pozitiv. Edhe sonte e nesër do të bëhen teste për të monitoruar gjendjen e përhapjes së Covid-19. Edhe më tutje janë të izoluara 21 familje. Kërkohet disiplinë dhe vetëpërmbajtje e përgjithshme dhe qëndrimi sa më shumë në shtëpi si rruga më e mirë e luftimit dhe eliminimit të kësaj sëmundje ngjitëse. Rastet që tashmë janë të prekura janë nën monitorim dhe luten të gjithë që t’i respektojnë rekomandimet e institutit dhe vendimet e Qeverisë për karantinë”, ka thënë kryetari Haziri.

UBT

Haziri theksoi se edhe më tutje nuk ka lehtësim të masave, por nëse punojmë më shumë së bashku në vetëpërmbajtje, pas kësaj jave nëse lakorja e trajtimit të rasteve është në rënie, atëherë mund të punojmë në planin e krijimit të lehtësirave që nënkupton hapjen e disa operimeve ekonomike.

Haziri ka thënë se deri në normalizim të gjendjes duhet të rrini në shtëpi, të dëgjoni policin, inspektorin, zyrtarët e emergjencave civile, sepse ata janë të angazhuar për t’u përkujdesur për shëndetin publik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.