FITORJA

Komiteti i Gjilanit apelon qytetarët dhe subjektet afariste që t’i respektojnë vendimet shtetërore për ruajtjen e shëndetit publik

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti komunal i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, pas publikimit të rasteve të reja, do të vazhdojë ta menaxhojë situatën me pandeminë, duke përfshirë të gjithë mekanizmat komunal dhe regjional.

Komiteti komunal, në përputhje me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, do t’i marrë të gjitha masat për parandalim të përhapjes së virusit.

Komiteti apelon qytetarët dhe subjektet afariste që t’i përmbahen vendimit të fundit të qeverisë, qëllimi i të cilit është për ruajtjen e shëndetit publik.

Mobi Casa

Komiteti do t’i mbikëqyrë në përpikëri subjektet afariste të prekura me vendimin e ri, përmes inspekcionit komunal dhe mekanizmave shtetërorë.

Gjendja e përgjithshme në Gjilan që nga fillimi i pandemisë është si vijon: 1604 të infektuar në total, 1232 të shëruar, 52 të vdekur, 320 raste aktive, të hospitalizuar që janë të konfirmuar me COVID-19 janë 28, ndërkaq mostra në pritje janë 294./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.