Eko Higjiena

Komiteti i Arsimit kërkon rishikimin e vendimit për zhvendosjen e shkollës së Bujqësisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti i Arsimit ka diskutuar të premten për gjendjen në arsim, me ç`rast opozita (PDK e VV) ka kërkuar shkarkimin e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës, për shkak të, siç ka thënë, pa rregullsive që kanë ndodhur në këtë sektor gjatë mandatit të saj e sidomos mbylljen e shkollës së Bujqësisë dhe zhvendosjen e nxënësve në objektin e shkollës Teknike, por kjo kërkesë nuk i ka marrë votat e mjaftueshme

Dy anëtarë (Leonora Bunjaku e Fehmi Sylejmani) kanë qenë për, dy të tjerë kundër (Arben Mehmeti e Idriz Ramadani), ndërsa njëra, Shukrije Rapuca, ka abstenuar. Drejtoresha Shqipe Kastrati ka munguar në këtë mbledhje të Komitetit të Arsimit, që është trupë ndihmëse e Kuvendit Komunal.

Arben Mehmeti, kryesues i KA, ka thënë se ne të LDK-së jemi kundër kërkesës për dorëheqje të drejtoreshës, sepse vlerësojmë që vendimi është marrë pas një analize paraprake të gjendjes në këtë shkollë.

Pas një debati të gjerë, ku kanë marrë pjesë të gjithë anëtarët e pranishëm në këtë takim, Komiteti i Arsimit ka rekomanduar ndryshimin e vendimit për mbylljen e shkollës së Bujqësisë, përkatësisht transferimin e nxënësve të saj në objektin e shkollës Teknike.

UBT

Njëherësh, ky Komitet ka miratuar edhe disa udhëzime për Drejtorinë e Arsimit, ku kërkohet që kontrollimi i ditarëve të punës, të bëhet në përputhje me rregulloret profesionale. Udhëzimi tjetër ka të bëjë me ndalimin dhe sanksionimin e atyre që kanë lejuar regjistrimin e nxënësve nga shkollat profesionale në shkollat tjera, gjatë vitit shkollor dhe pa i plotësuar kriteret. Për më tepër, është kërkuar të sanksionohen përgjegjësit, të cilët kanë lejuar regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme jashtë dispozitave ligjore.

Po ashtu është kërkuar që pranimi i kuadrit arsimor të bëhen në përputhje me ligjet në Kosovë.

Komiteti ka kërkuar më shumë kujdes edhe te çështja e zbatimit të ndalesave në paga ndaj personalit mësimor, duke sugjeruar që kjo të jetë në përputhje me rregulloret përkatëse, meqë, siç u tha, ndalesat kanë qenë të njëanshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.