United Hospital

Komiteti i Arsimit kërkon reformë të thellë në testin e maturës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Arben Mehmeti, kryesues i kësaj trupe komunale, tha se DKA-ja e ka për obligim që të raportojë në Komitet për të gjitha rrjedhat në arsim.

Komiteti i Arsimit në Gjilan ka kërkuar të mërkurën ndryshimin e formës së organizimit të testit të maturës, meqë siç është thënë nga anëtarët e kësaj trupe komunale, praktika e deritashme ka treguar për një mori të metash dhe dobësish në këtë proces, që do të duhej të ishte një vlerësim real i dijes së nxënësve, ndërsa nuk është i tillë, sepse më të suksesshëm dalin ata që dinë të kopjojnë, se sa ata që bazohen në njohuritë e veta.

Përndryshe, Komiteti i Arsimit ka diskutuar sipërfaqësisht për dy pikat e parapara të rendit të ditës: përfundimin e vitit shkollor dhe testin e maturës, meqë Drejtoria e Arsimit nuk i kishte dërguar informatat për këto dy procese, ndërkaq që në takim mungoi përfaqësuesi i saj.

Kjo ishte arsye që Komiteti të shprehet i pakënaqur sa i përket bashkëpunimit me Drejtorinë e Arsimit.

Arben Mehmeti, kryesues i kësaj trupe komunale, tha se DKA-ja e ka për obligim që të raportojë në Komitet për të gjitha rrjedhat në arsim.

Kritik ndaj DKA-së janë treguar edhe Fehmi Sylejmani (VV) e Idriz Ramadani (LDK), për dallim nga Arta Hyseni (LDK), e cila nuk e parapëlqeu këtë qëndrim, siç tha, derisa nuk dihet arsyeja e palës tjetër për mungesën në këtë takim.

Sa i përket përfundimit të gjysmë vjetorit të dytë, Mehmeti ka thënë se në bazë të njohurive që ka ai, ky vit shkollor mund të vlerësohet i mirë dhe i suksesshëm.

FIDANISHTJA

Fehmi Sylejmani (VV) ka thënë se pavarësisht dallimeve politike që kanë anëtarët e Komitetit, arsimi është interes i përbashkët i të gjithë neve.

Sipas meje, niveli 1-9 është për lakmi, por jo edhe shkollimi i mesëm, ku numri i mungesa të nxënësve, është i madh, ndërkaq nuk ka masa disiplinore ndaj tyre, ka thënë ai.

Komiteti u tregua shumë kritik tek testi maturës, i cili, sipas Mehmetit, duhet të reformohet rrënjësisht në aspektin ligjor.

Ndërkaq, sipas Sylejmanit, testi i maturës ka dështuar, sepse bazohet në kopjimin masiv dhe nuk jep një pasqyrë reale të dijes së nxënësve.

Idriz Ramadani konsideron se mënyra e deritashme e organizimit të testit të maturës, ka favorizuar nxënësit e dobët, por që kanë qenë më të shkathët në përdorimin e teknologjisë informative, ndërsa i ka dëmtuar nxënësit e mirë. Edhe te mbikëqyrja ka dallime nga komuna në komunë, ka thënë ai.

Edhe Arta Hyseni është e mendimit se rezultati i testit të maturës nuk korrespondon me suksesin real të nxënësve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.