GRANDEMALL

Komiteti Emergjent në Gjilan i lumtur që lakorja e infeksionit me Covid-19 po shkon drejt zeros

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komiteti për menaxhimin e emergjencave në Gjilan, i udhëhequr nga kryetari Lutfi Haziri, ka shfaqur gëzimin që lakorja e infeksionit me Covid-19 po shkon drejt zeros.

Pas takimit u tha se nga 130 mostrat e marra dje nga kjo komunë, që të gjitha rezultuan negative.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se pavarësisht se ditëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast pozitiv, qytetarët duhet të vazhdojnë të vetëpërmbahen sepse, sic tha, akoma nuk ka përfunduar lufta kundër Covid-19.

Nënkryetari Arbër Ismajli ka falënderuar shtabin emergjent të Gjilanit, I cili është gjithëpërfshirës, për punën dhe angazhimin e madh kundër përhapjes së Covid-19.

ARKATANA

Drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Ajhane Sefiu, është shprehur e lumur që testet e fundit kanë rezultuar negativë, ndërkaq ka shtuar se kjo nuk do të thotë se jemi të lirë të veprojmë si më parë.

Ndërkohë, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, Ukshin Ismaili, ka thënë se duhet të vazhdojë disiplina dhe vetëpërmbajtja e qytetarëve, duke ripërsëritur slogranin ‘dimë, duam dhe ia dalim’.

Drejtori i QKMF’së në Gjilan, Fejzulla Berisha, tha se jemi në drejtim të mirë, duke shfaqur shpresën se do t’ia dalin bashkërisht si ekip.

Në emër të policisë ka folur majori, Alban Ramushi, derisa në emër të Njësisë së Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, ka folur Rabit Murseli, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit Corona./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.