FIDANISHTJA

Komisionieri Varhelyi merr mesazh të ashpër nga Zyra e kryeministrit, i thonë që dialogu s’është punë e tij

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj, i ka reaguar Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varheyli, i cili ka kërkuar nga Kosova që të bëjë përparim në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe që ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, shkruan Gazeta Express.

Zulfaj i cili udhëton me Kurtin në takimet e Brukselit që lidhen me dialogun, me një gjuhë jo edhe shumë diplomatike, i ka thënë Komisionerit të BE-së që dialogu është punë e tjetër kujt dhe i ka sugjeruar që të fokusohet në procesin e zgjerimit.

“E pash sugjerimin tuaj, z Varhelyi, për Asociacionin në Kosovë, pa e përmendur Marrëveshjen Themelore të Brukselit, njohjen reciproke dhe raportet e mira fqinjësore. Ndoshta është më mirë për ju të fokusoheni në zgjerimin e BE-së, meqë dialogu është në portfolion e dikujt tjetër”, ka shkruar Zulfaj.

Hidromorava

Varhelyi, siç ka njoftuar Komisioni Evropian, ka kërkuar nga Kosova që të procedojë me dërgimin në Gjykatë Kushtetuese të Draftit për Asociacionin.

“Është e qartë se rrugët evropiane të Serbisë dhe Kosovës kalojnë përmes dialogut. Presim që palët të vazhdojnë me përpjekjet e vazhdueshme për deeskalim dhe përparim në zbatimin e obligimeve të tyre, në kuadër të dialogut – duke filluar me dërgimin e draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës”, ka njoftuar Komisioni Evropian./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.