ARKATANA

Komisioni s’ka qasje në AKI për faj të Krasniqit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Anëtari i Komisionit për mbikëqyrje të AKI-së, Burim Ramadani, ka akuzuar kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, se e ka bllokuar zbatimin e mandatit të plotë të këtij komisioni ndaj agjencisë së vetme zyrtare të inteligjencës në Kosovë. Ramadani, gjatë një interviste për “Tribunën”, ka thënë se Krasniqi nuk i ka dhënë leje AKI-së që t’i verifikojë deputetët e komisionit.

“Është e qartë se AKI-ja nuk mund të bëjë verifikim të deputetëve të komisionit pa lejen e kryetarit të Kuvendit. Prandaj ne jemi të bllokuar kur bëhet fjalë për qasjen më të madhe në punën e Agjencisë”, ka thënë Ramadani. Ai ka sqaruar se nuk është në dijeni pse Krasniqi po e bën një veprim të tillë, por ka paralajmëruar mundësinë e ndryshimit të ligjit nëse vazhdon kjo bllokadë.

FIDANISHTJA

“Ne mund ta ndryshojmë edhe Ligjin për AKI-në por besoj se tash për tash nuk është e nevojshme. Ndoshta ndryshimet mund të bëhen më vonë dhe të mos ketë fare nevojë për verifikim të deputetëve”, ka sqaruar Ramadani. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.