Fundamenti

Komisioni shtetëror i Testit të Maturës u prit nga Sokol Haliti

/ 1 minutë lexim

Viti – Edhe në komunën e Vitisë, sot mbahet testi i maturës në shkollat e mesme të kësaj komune. Sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Arsimit në Viti, janë bërë gjitha përgatitjet që testi i maturës të zhvillohet normalisht dhe pa ndonjë problem, konform rregullave dhe kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit të republikës së Kosovës.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në orët e paradites një delegacion të Komisionit shtetëror të testit të Maturës, me që rast është njoftuar me ecurinë e zhvillimit të këtij testi në komunën e Vitisë.

Fidanishtja

Ai gjithashtu i ka uruar gjithë maturantët e Vitisë për rezultate sa më të mira, ndërkohë që komisionit punë të mbarë e të suksesshme./rajonipress/