Mobi Casa

Komisioni komunal për emërtimin e rrugëve në Kllokot fajëson opozitën dhe Agjencionin Kadastral të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kllokot – “Problemi nuk ka qenë te Komisioni Komunal për emërtimin e rrugëve, por nga opozita serbe e cila e ka fuqinë politike brenda Kuvendit Komunal. Komisioni komunal është dakorduar për t’i ikur emërtimeve që kanë përmbajtje provokuese për dyja komunitetet, por është pikërisht opozita në Kuvend ajo e cila ka ndryshuar propozimet dhe ka bërë emërtime në gjuhën serbe për disa rrugë në Kllokot” thotë Hidajet Ahmeti.

Para pak ditësh janë vendosur tabelat për emërtimin e rrugëve në gjithë territorin e Komunës së Kllokotit, por janë ngritur shqetësime nga banorët e disa vendbanimeve.

Shkaku i problemeve në Kuvendin komunal ku opozita ka fuqinë brenda Kuvendit propozimet e komisionit komunal për emërtimin e rrugëve janë hedhur poshtë dhe janë dhënë disa propozime nga vetë opozita e cila e ka fuqinë politike brenda Kuvendit komunal dhe ka miratuar vendimin për emërtimin e rrugëve brenda territorit të Komunës së Kllokotit.

“Problemi nuk ka qenë te Komisioni Komunal për emërtimin e rrugëve, por nga opozita serbe e cila e ka fuqinë politike brenda Kuvendit Komunal. Komisioni komunal është dakorduar për t’i ikur emërtimeve që kanë përmbajtje provokuese për dyja komunitetet, por është pikërisht opozita në Kuvend ajo e cila ka ndryshuar propozimet dhe ka bërë emërtime në gjuhën serbe për disa rrugë në Kllokot” thotë Hidajet Ahmeti.

Uji Dea

“Unë personalisht kam ngritur këtë çështje në Agjencionin Kadastral të Kosovës për shkak se emërtimet e vendbanimeve nuk mundë të përkthehen edhe ligjërisht, por insistimi i imë ka hasë në vesh të shurdhër, prandaj këtu nuk është pa faj as Agjencioni Kadastral i Kosovës i cili ka bërë lëshime të pajustifikueshme kur ka shkuar vendimi i Kuvendit Komunal për vlerësim të ligjshmërisë, ka qenë në dorën e tyre ta hedhë poshtë atë vendim i cili ka pasur shkelje ligjore gjatë procesit të emërtimit të rrugëve, por ata kanë heshtur në këtë drejtim”.

Kam edhe shkresat që ju kam drejtuar Agjencionit Kadastral të Kosovës për këto shkelje ligjore që janë bërë, por asnjëherë nuk me janë përgjigjur, njëkohësisht ekzistojnë edhe procesverbalet në Kuvendit Komunal të Kllokotit që kam ngritur këtë shqetësim të komunitetit shqiptarë që jetojnë në Kllokot” u shpreh Hidajet Ahmeti, Drejtor i Administratës dhe Shërbimeve Publike.

Sipas anëtarëve të komisionit komunal për emërtimin e rrugëve, do t’i marrin parasysh shqetësimet e qytetare dhe përmes rrugëve ligjore do t’i ngrisin këto çështje ne Kuvendin Komunal dhe të ndryshohen ato emërtime të rrugëve të cilat janë provokim për komunitetin shqiptarë./rajonipress/