ARKATANA

Komisioni i Jahjagës, i pakuptimtë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Subjektet opozitare e konsiderojnë joserioz dhe të pakuptimtë nismën e presidentes Atifete Jahjaga, për të formuar një komision ndërkombëtar për të vlerësuar procesin e demarkacionit me Malin e Zi.

Opozita kërkon shkarkimin e Komisionit aktual dhe tërheqjen e nënshkrimit nga Marrëveshja e 26 gushtit Nisma e presidentes Atifete Jahjaga për formimin e një komisioni me ekspertë ndërkombëtarë për të vlerësuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, nuk po e merr mbështetjen e partive opozitare.

GRANDEMALL

Tri partitë që kanë formuar aleancën antiqeveri, po kërkojnë tërheqjen e nënshkrimit nga kjo Marrëveshje dhe Marrëveshja tjetër për Asociacionin, si dhe shkarkimin e menjëhershëm të Komisionit aktual për Demarkacionin që drejtohet nga Murat Meha.

Sipas bllokut opozitar nuk mund të krijohet një komision i ri pa u shkarkuar Komisioni i vjetër e bashkë me të edhe Marrëveshja e 26 gushtit që ka dalë si produkt i komisionit aktual. E kur të bien Komisioni dhe Marrëveshja, sipas opozitës, duhet të bjerë edhe Qeveria që e ka humbur legjitimitetin dhe vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Zyra e Presidentes së vendit ka sqaruar për “Zërin” se Komisioni “Ad hoc” i formuar nga presidentja Atifete Jahjaga do të përbëhet vetëm nga ekspertë ndërkombëtarë./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.