Uji Dea

Komisioni i Aksionarëve raporton për gjendjen në “Eco – higjiena”

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Komiteti për Zhvillim Ekonomik (KZHE), të martën, në mbledhjen e radhës, të cilën e ka udhëhequr Hevzi Xhelili, zëvendës kryesues, ka miratuar raportin e Drejtorisë së Bujqësisë për korrje-shirjet e këtij viti, raportin e punës së Komisionit të aksionarëve të kompanisë “Eco – higjiena”, që vepron në partneritet publiko-privat si dhe planin e veprimit për energji të qëndrueshme.

Ramiz Ramadani, drejtor për Bujqësi, ka thënë se këtë vit kanë qenë të mbjellë 3.000 hektarë me grurë, 100 me elb dhe 130 të tjerë me tërshërë. Rendimenti mesatar i grurit ka qenë rreth 4900 kilogramë për hektarë, që vlerësohet i kënaqshëm.

Sipas Ramadanit, me këtë sasi të grurit prej 14.676 tonësh, nevojat bazike për miell të banorëve të komunës plotësohen 77 për qind.

Bashkim Shala ka thënë se Komuna e Gjilanit ka ngelur prapa komunave tjera në ndarjen e subvencioneve për fermerë sikurse nuk janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë për rritjen e rendimenteve të grurit.

Duke i dhënë përgjigje Shalës, drejtori i Bujqësisë, Ramiz Ramadani ka theksuar se ne jemi të parët në Kosovë me subvencione për bujq.

KZHE është njoftuar edhe me gjendjen aktuale në kompaninë “Ecohigjiena” përmes raportit të punës së Komisionit të Aksionarëve, që e ka paraqitur kryesuesi Xhelal Jetishi.
“Ecohigjiena” është kompani publiko-private, e themeluar në vitin 2012, ku partneri privat ka 51 për qind të aksioneve. “Higjiena” merr pjesë me një kapital aktual prej 1,441,177 euro, kurse “Ecovizion” – sipas marrëveshjes së partneritetit, është dashur të investojë 1,500,000 euro për tri vitet e para.

Jetishi ka thënë se partneriteti publiko-privat është një mundësi e madhe për zhvillim, por në rastin konkret, partneri privat nuk e ka përmbushur marrëveshjen as përafërsisht, edhe pse kanë kaluar katër vite.

Ai e ka cilësuar jo serioz këtë partner, sepse pos që nuk ka përmbushur obligimet e veta, ka bërë edhe zhvlerësimin e aseteve në mënyrë të njëanshme.

UBT

Komisioni i Aksionarëve mendon se në këtë gjendje, Komuna e Gjilanit duhet të rishikojë marrëveshjen me partnerin austriak, i cili nuk është treguar aspak bashkëpunues me këtë komision.

Pakënaqësi me partnerin privat në “Ecohigjienë” ka shprehur edhe Agim Zuzaku, drejtor për Zhvillim Ekonomik, duke thënë se për shkak të tij nuk ka mundur të fillojë ende as projekti për ndarjen e mbeturinave.

Zuzaku ka thënë se Komuna është munduar ta ndihmojë kompaninë që të del nga kjo situatë, por asnjëherë nuk ka ndërhyrë te menaxhmenti i saj.

Hevzi Xhelili, zëvendës kryesues i KZHE, ka thënë se si opsion duhet të jetë edhe rishikimi i marrëveshjes, ndërkaq Jakup Bajrami ka thënë se jemi vonuar në shqyrtimin e gjendjes në kompaninë “Ecohigjiena”, ku gjendja është shumë e rëndë.

Edhe Agron Shurdhani, që e ka lavdëruar partneritetin publiko-privat, si mundësinë më të mirë për zhvillim që ekziston sot në botë, është pajtuar se gjendja në këtë kompani nuk është e mirë. E vetmja gjë që mund të falet është se ky rast është shembulli i parë i partneritetit te ne, ka thënë ai.

Kurse planin e veprimit për energji të qëndrueshme e ka paraqitur Agim Zuzaku, drejtor për Zhvillim Ekonomik, i cili ka thënë se reduktimi i shpenzimeve të energjisë elektrike, duke shfrytëzuar burimet e energjisë së ripërtëritshme, janë objektiva të Komisionit Evropian që duhet të përmbushën.

Sqarime shtesë në interesimet e anëtarëve të KZHE, Bashkim Shala, Jakup Bajrami, Agron Shurdhani e Hevzi Xhelili, ka thënë eksperti i kësaj fushe, Azem Mujku./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.