Uji Dea

Komisioni Evropian ndihmon Vitinë rreth menaxhimit të të hyrave vetanake

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Zëvendëskryetari i Komunës Abdyl Bajrami u shpreh mirënjohjes ndaj komisionit Evropian që përmes projekteve të tilla po lehtëson punën e institucioneve komunale. Ndërsa pas prezantimit edhe drejtorët e drejtorive shprehën mendimet e tyre lidhur me këtë duke shpresuar se një program i tillë do të jetë i dobishëm për institucionin dhe qytetarët.

Me qëllim të menaxhimit më të mirë të hyrave vetanake sot para këshillit të drejtorëve në Viti është prezantuar nga projekti i Binjakëzimit (KE) një program që parasheh përmirësimin e gjendjes në fushën e të hyrave vetanake.

Islam Jashari Drejtor i Ekonomisë Financave dhe Zhvillimit tha se Komuna e Vitisë konkretisht drejtoria e saj ka kërkuar ndihmë nga Komisioni Evropian në fushën e të hyrave vetanake me qëllim që të menaxhohet dhe kontrollohet më mirë nga ana e organizatës buxhetore të komunës së Vitisë. “Unë dhe kryetari i komunës kemi kërkuar ndihmë nga Komisioni Evropian me qëllim që të centralizohet dhe të menaxhohet më mirë të hyrat vetanake dhe se si të bëhet kontrollimi nga një qendër e të hyrave”u shpreh Jashari.

Fundamenti

Ai tha se një nga segmentet që nuk është menaxhuar mirë dhe si duhet kanë qenë pikërisht këto të hyra.” Vetëm në këtë segment për shkak të dhënies së hapësirës apo edhe mos dijes disa zyrtar janë larguar nga puna për shkak të shkeljeve që janë bërë në këtë fushë” u shpreh Jashari.

Ndërsa përfaqësues të projekti të Binjakëzimit që financohet nga Komisioni Evropian prezantuan këtë program duke kërkuar nga të gjithë drejtorët që të bashkëpunojnë ngushtë me qëllim që të bëhet një menaxhim më i mirë i të hyrave.

Ndërsa zëvendëskryetari i Komunës Abdyl Bajrami u shpreh mirënjohjes ndaj komisionit Evropian që përmes projekteve të tilla po lehtëson punën e institucioneve komunale. Ndërsa pas prezantimit edhe drejtorët e drejtorive shprehën mendimet e tyre lidhur me këtë duke shpresuar se një program i tillë do të jetë i dobishëm për institucionin dhe qytetarët./rajonipress/