Mobi Casa

Komisioni Evropian ndan mbi 600 mijë euro për stadiumin ndihmës në qytet

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Komisioni Evropian ka marrë përsipër rregullimin-ndërtimin e një stadiumi ndihmës mbi palestrën sportive që kap një vlerë prej 600 mijë eurove tha Qemajl Mustafa.

Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë do të përkrah një projekt kapital për të rinjtë gjilanas dhe në veçanti për grupet rinore sportive. Bashkimi Evropian tashmë ka ndarë një fond prej 600 mijë eurove për të rregulluar stadiumin ndihmës që ndodhet mbi palestrën sportive.

Eco Higjiena

Qemajl Mustafa tha se BE është autoritet kontraktues dhe do të financojë projektin për fushën e futbollit. “Të gjitha procedurat e prokurimit dhe të dhënies së kontratës i merr përsipër BE-ja” sqaroj Mustafa.

Mustafa tha se stadiumi është i mirë dhe ka dimensione normale olimpike. Momentalisht nuk ka tribina ,por nga ky investim rregullohet rrethoja,shtegu dhe fusha e futbollit. Fadil osmani menaxher në zyrën e projekteve tha se ky investim krijon hapësirë të mjaftueshme sportive për klubet amatore të futbollit dhe në veçanti përmirëson kushtet e jetesës për fëmijët dhe të rinjtë./rajonipress/