Fundamenti

Komisioni Evropian kujdeset për trashëgimin e Artanës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në Katedralën e Novobërdës tash e sa ditë është duke u punuar në pastrimin e hapësirës nga bimësia, pastrimin e gurëve dhe objekteve tjera nga inertet e panevojshme e njëkohësisht puna po përcillet me skicografi dhe përkujdesje tjetër profesionale tha Adem Abazi.

Drejtori i Arsimit dhe Kulturës, Adem Abazi, me bashkëpunëtorët e tij, i ka vizituar punimet që janë duke u kryer në katedralën e Novobërdës, raporton rajonipress.

Abazi është takuar me përfaqësuesit e Institutit të Monumenteve dhe Muzeut Rajonal të Prishtinës të cilët janë duke i kryer këto punime.

Uji Dea

Me këtë rast, drejtori Abazi i ka falënderuar institucionet qendrore për kujdesin që po tregojnë ndaj monumenteve kulturore të komunës së Artanës si dhe donatorët që përkrahin këto institucione në punën e tyre për shpërfaqjen e pasurisë sonë të trashëgimisë.

Në Katedralën e Novobërdës tash e sa ditë është duke u punuar në pastrimin e hapësirës nga bimësia, pastrimin e gurëve dhe objekteve tjera nga inertet e panevojshme e njëkohësisht puna po përcillet me skicografi dhe përkujdesje tjetër profesionale.

Financimin e këtyre punimeve e bënë Komisioni Evropian, me përkrahjen e shtetit slloven./rajonipress/