Uji Dea

Komisioni Evropian inspekton objektet e investuara nga buxheti i saj

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Përfaqësuesi i Komisionit Evropian zoti Pierre Yves Tessier është takuar me Sami Vllasaliun drejtor i shërbimeve publike, mbrojtje dhe shpëtim me të cilin kanë biseduar për projektet e investuara me donacionet e Bashkimit Evropian.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim Sami Vllasaliu ka pritur në takim përfaqësuesin e Komisionit Evropian zotin Pierre Yves Tessier.

Qëllimi i këtij takimi ishte vlerësimi i projekteve të investuara nga donacionet e Komisionit Evropian.

Në këtë takim është diskutuar për shumë çështje me rëndësi në kuadër të projekteve të realizuara në Komunën e Novobërdës , mirëpo si temë kryesore ishte projekti i Qendrës së Sporteve në Llabjan, për të cilin u diskutua më gjerësisht duke filluar nga procesi i identifikimit si nevojë (prioritet) nga ana e qytetarëve e deri në procesin e finalizimit të punëve në ndërtimin dhe kompletimin e këtij objekti.

Eco Higjiena

Po ashtu interesimi i përfaqësuesit të Bashkimit Evropian ishte në faktin nëse është duke i plotësuar objekti i Qendrës Sportive nevojat e pritura nga ana e qytetarëve dhe Komunës e respektivisht të rinis në këtë Komunë.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim , Vllasaliu theksoi se objekti i plotëson nevojat e pritura për qytetarët e Komunës së Novobërdës dhe se në këtë objekt realizohen një numër i madh i aktiviteteve sportive , kulturore, por duke mos harruar se në këtë objekt organizohen edhe shumë manifestime të ndryshme duke pasur parasysh se është njëri ndër objektet që ka kapacitet me të mëdha për realizimin e aktiviteteve të ndryshme në të gjitha sferat e shoqërisë e sidomos të rinis në Komunë.

“Objekti ka qenë shumë i nevojshëm duke pasur parasysh që në Komunën e Novobërdës para procesit të decentralizimit, por edhe tash ky është objekti i vetëm i këtij lloji dhe kapaciteti dhe i jemi shumë mirënjohës donatorit duke mos harruar edhe projektet tjera që janë realizuar më herët dhe janë duke u realizuar në vazhdimësi” u shpreh Vllasaliu./rajonipress/